Agjencia Zhurnal.mk.

Tregtarët kërkojnë që Ukraina ta lehtësojë eksportin e grurit

Shkup, 5 prill 2022 – Qeveria ukrainase duhet të revokojë licencat  për eksport të grurit sepse rezervat  janë shumë të larta dhe shitja nuk do t’i rrezikojë rezervat e ushqimit, njoftoi shoqata e tregtarëve UGA.

Qeveria në mars vendosi leje për eksport të grurit, misrit dhe lulediellit, ndërsa dy javë më vonë i ndërpeu kufizimet  për eksport të misrit dhe vajit nga luledielli.

Ukraina është një nga  prodhuesit  dhe eksportuesit kryesorë  të  drithërave në botë dhe është eksportuesi më i madh i vajit nga luledielli.

“Ukraina ka edhe rreth 12 milionë ton rezerva, ndërsa më pak se tre muaj  na ndajnë nga korrja e re. Konsumi vendor mund të arrijë rreth 1,5 milonë ton”, theksohet në kumtesën e UGA-s.

Ata shtojnë se “heqja e lejeve për eksport  do ta thjeshtësojë mekanizmin e eksportit të misrit dhe  do ta lirojë  kapacitetin për deponim të rekoltës së re”, shtojnë ata.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky