Agjencia Zhurnal.mk.

Ulet çmimi i mazutit, çmimet e karburanteve të tjera mbeten të njëjta

Shkup, 7 prill – Çmimi i mazuti nga sonte në mesnatë do të ulet për 1,492 denarë për kilogram, ndërsa çmimet e karburanteve të tjera mbeten të njëjta, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE). Me vendimin po kryhet ulje e çmimeve në pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,55 për qind.

Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZEL (D-E V) si dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshohen. EUROSUPER BS-95 edhe më tej do të shitet për 81 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 për 83 denarë, EURODIZEL BS )D-E V) për 82 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtpër amvisëri (EL-1) për 87 denarë për litër. Çmimi me pakicë, ndërkaq, i Mazutit M-1 NS ulet për 1,492 denarë për kilogram dhe tani do të jetë 52,662 denarë.

Arsyet për ndryshimin e pmimit nga KRRE i theksojnë uljen e çmimeve referente të derivateve të naftës në tregun botëror te benzimat për 0,882 për qind, te dizeli për 1,483 dhe te mazuti për 3,347 për qind, si dhe për 0,049 kursit më të lartë të dollarit në krahasim me denarin./Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky