Agjencia Zhurnal.mk.

Ulet numri i punëtorëve në industri

Shkup, 2 korrik – Numri i punëtorëve në industri në maj të vitit 2020 në krahasim me muajin maj të vitit 2020, është ulur për 1.3 për qind, ndërsa në pesë muajt e parë të këtij viti për 2.7 për qind.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të Statistikave, numri i të punësuarve në sektorin e Minierave dhe guroreve në maj të vitit 2021, krahasuar me majin e vitit 2020, është ulur për 7.5%, në sektorin e prodhimtarisë është ulur për 0.8%, ndërsa në sektorin e furnizimit me energji elektrike gazi, avulli dhe kondicionimi i ajrit janë ulur për 3.1%.

Sipas grupeve kryesore të industrisë, numri i punëtorëve në industri në maj të vitit 2021, krahasuar me majin e vitit 2020, shënon rënie në Energji për 4.3%, Produkte intermediare përveç energjisë për 1.8% dhe Produkte jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 4.6%, ndërsa shënohet rritje tek Produktet kapitale për 6.2% dhe Produkte të qëndrueshëm për konsum të gjerë për 6.4%.

Related posts

“Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

D V

Banka Popullore: Ngadalësimi i mëtejshëm i inflacionit, me ç’rast në afat të mesëm do të kthehet drejt mesatares historike prej 2 përqindëve

D V

Samit “Maqedonia 2025”: Thirrje për mobilizim të të gjitha resurseve për zhvillim ekonomik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky