Agjencia Zhurnal.mk.

Velkovski për vizitë të Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale në Dibër

Dibër, 18 prill – Ministri teknik i Punës dhe Politikës Sociale Gjoko Velkovski, sot pasdite ishte për vizitë në Qendrën Ndërkomunale për Punë Sociale në Dibër.

Velkovski realizoi takim me drejtorin e qendrës Kreshnik Paçuku, i cili detajisht e njoftoi për punën por edhe problemet me të cilat ballafaqohet ky institucion, e cila me aktivitetin e vet e mbulon edhe komunën fqinje të Qendër Zhupës.

 Gjithashtu, menjëherë, ai diskutoi aktivitetet e qendrës me punonjësit socialë dhe punonjës të tjerë.

“QNPS në Dibër ballafaqohet me mungesë të kuadrit profesional. Në diskutimin e frytshëm konkluduam se nevojiten zgjidhje të reja sistematike në ministri në periudhën e ardhshme. Problemet e shtresave janë neglizhenca e menaxhmentit të ministrisë ndaj shumicës së përdoruesve dhe moskryerja e ndryshimeve thelbësore që do të lehtësonin procedurat dhe veprimet”, njoftoi Velkovski në Fejsbuk. 

 Ai shtoi se ky problem, i cili shfaqet në disa qendra, është rezultat i neglizhencës sistematike të punonjësve socialë vite më parë.

Ndryshe, në të dyja komunat, të drejtën e asistencës minimale të garantuar e ushtrojnë 750 përfitues me 2.500 anëtarë të familjeve të tyre, përqindja më e madhe nga komuna e Dibrës, që është e kuptueshme, për shkak të numrit më të madh të banorëve.

Gjithashtu mbi 500 persona, të karakterizuar në dy grupe, realizojnë të drejtën për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky