Agjencia Zhurnal.mk.

VIDEO/ Si në filma! Grabitësit i vënë armën në kokë shitëses, vjedhin duhan dhe para

Protothema.gr ka publikuar një video-dokument të një grabitjeje me armë të ndodhur në orët e para të së mërkurës, në një kafene në perëndim të Selanikut.

Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur pak pas orës 4 të mëngjesit kur dy burra të veshur me të zeza, me tiparet e fytyrës të mbuluara, kanë hyrë në dyqanin që ndodhet në zonën e Menemenit dhe janë hedhur mbi banakun e lokalit.

Me lëvizje të shpejta, pasi e dinin se po regjistroheshin nga kamerat e sigurisë së kompanisë, njëri filloi të mbushte një qese me produkte duhani, ndërsa bashkëpunëtori i tij i drejtoi punonjësit në kokë një pistoletë dhe i kërkoi të zbrazte paratë nga kasa.

Sipas pronarit të biznesit, autorët kanë marrë gjithsej 3000 euro cash dhe produkte duhani dhe më pas janë larguar./m.j

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky