Agjencia Zhurnal.mk.

Volkswagen Group dyfishon shitjen e veturave elektrike

Gjiganti gjerman deri në ditën e djeshme ka arritur të shes 293.100 vetura elektrike – bëhet fjalë për Volkswagen Group që ka në pronësi edhe markat tjera si Audi, Skoda dhe Porsche, duke u lavdëruar  me rritjen e shitjes së veturave elektrike.

Vetëm në nëntë muajt e fundit janë porositur 293.100 vetura elektrike, derisa të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar, ka shitur 123.000 njësi të tilla – që është një rritje prej 138 për qind, transmeton Telegrafi.

Vetëm në tremujorin e fundit blerësve u kanë shkuar në garazhe 122.000 vetura elektrike, e të njëjtën periudhë të vitit të kaluar gjiganti gjerman kishte shitur vetëm 59.000.

Ndryshe në nëntë muajt e fundit njësitë më të shitura ishin Volkswagen ID.4 (72.700), pasuar nga ID.3 (52.700), më pas Audi e-tron dhe e-tron Sportback (36.100), Porsche Taycan (28.600) dhe Skoda Enyaq iV (28.200).

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky