Agjencia Zhurnal.mk.

Xi Jinping-u mban fjalim në veprimtarinë për nderimin e kontribuesve në Lojërat Dimërore të Pekinit

Presidenti kinez Xi Jinping ka mbajtur një fjalim në një tubim në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin për të nderuar ata që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Dimërore të Pekinit 2022.

Në fjalën e tij, Xi Jinping-u tha se populli kinez jo vetëm që ka vullnetin dhe vendosmërinë për të dhënë ndihmesë në çuarjen përpara të lëvizjes olimpike dhe nxitjen e solidaritetit e të miqësisë mes popujve të mbarë botës, por gjithashtu ka aftësinë dhe entuziazmin për të dhënë kontribute edhe më të mëdha.

Kina i ka dha botës lojëra të thjeshta, të sigurta e të shkëlqyera, duke mbajtur premtimin që i bëri bashkësisë ndërkombëtare, theksoi Xi.

Ai shtoi se synimi i Kinës për të përfshirë 300 milionë veta në sportet dimërore është realizuar, dhe ndjenja e kënaqësisë së njerëzve është rritur dukshëm.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky