Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev i lumtur që për katër vjet paga mesatare është rritur për 5.766 denarë

Shkup, 5 korrik – Për katër vjet, nga prilli 2017 deri në prill të vitit 2021, paga mesatare është rritur për 5.766 denarë, ndërsa për gjashtë vjet, nga prilli 2011 deri në prill 2017, pagat janë rritur vetëm për 2.153 denarë, bëri të ditur sot kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

“Dinjiteti i punëtorëve është i çmuar dhe prandaj e rritëm pagën minimale në 15.284 denarë, e cila deri para katër viteve ka qenë 9.000 denarë. Rritja e pagës minimale ka bërë presion për rritjen e të gjitha pagave. Në katër vitet e fundit, pagat shënojnë rritje të vazhdueshme në të gjithë sektorët”, shkruan Zaev.

Kryeministri Zaev ka theksuar se në prill 2021 paga mesatare ka arrit 28.438 denarë, që është një rritje prej 10.1 për qind krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2020.

“Dhe ne nuk do të ndalemi këtu. Qëllimi ynë është që ta përmbushim premtimin e dhënë para qytetarëve, për pagën minimale prej 18.000 dhe pagën mesatare prej 36.000 denarë deri në fund të këtij mandati. Atë edhe do ta realizojmë”, shkruan mes tjerash Zaevi në Fejsbuk.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky