Ohër, 9 tetor – Anëtarësia e partisë së LSDM-së dhe të Koalicionit “Më e mira për komunën time” së bashku me simpatizantët dhe qytetarët mitingun e sontëm qendror parazgjedhor në Ohër e filluan me duartrokitje përkushtuar kryetarit të ndjerë të komunës Jovan Stojanoski i cili, siç tha lideri partiak Zoran Zaev, një vit e gjysmë i ka shërbyer qytetit, njeriu i cili e filloi mandatit jashtëzakonisht me sukses të pushtetit lokal të udhëhequr nga LSDM-ja.
Zaev theksoi se UNESKO i njohu përpjekjet e Qeverisë dhe të Vetëqeverisjes lokale në Ohër të udhëhequr nga kryetari aktual dhe i ardhshëm i komunës Konstantin Georgieski që pasuria natyrore dhe kulturore e rajonit të Ohrit të mos vendoset në listën e trashëgimisë botërore në rrezik.
Zaev paralajmëroi aktivitete për vërtetim të mënyrave për menaxhim funksional me plazhet e Liqenit të Ohrit, mbrojtje të pasurisë kulturore dhe kujdes për trashëgiminë historie të qytetit.
Ai kërkoi nga qytetarët të kontribuojnë për vazhdim të vazhdimësisë së përparimit të Ohrit, duke e kërkuar mbështetjen edhe për një mandat të kryetarit të suksesshëm Georgievski.
Kandidati i LSDM-së dhe ende kryetar aktual i komunës së Ohrit, Konstantin Georgievski, paralajmëroi vazhdim të pushtetit qendror lokal dhe kujdes për qytetin me tempo ende më të përforcuar.
Ai përkujtoi në shtypjet në lidhje me statusin e qytetit dhe rajonit në UNESKO, duke i theksuar hapat vendosës të pushtetit qendror dhe lokal në drejtim të plotësimit të rekomandimeve të organizatës botërore.
Para qytetarëve të Ohrit fjalim të tij mbajti edhe bartësi i listës për këshilltarë, kryetari i Organizatës komunale të LSDM-së, Naume Jovanoski – Çakar duke paralajmëruar projekte të kahëzuara drejt plotësimit të plotë të rekomandimeve për mbrojtje të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, projekte për infrastrukturë cilësore, planifikim më të mirë urban, mbrojtje të mjedisit jetësor, arsim modern, plazhe të rregulluara, turizëm bashkëkohor, zhvillim lokal ekonomik më të shpejtë dhe siguri sociale për të gjithë.




