Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev-Tsipras: Marrëveshja e Prespës e obligon BE-në të largon pengesat për integrimin e RMV-së

Shkup, 1 korrik  – Kryeministri Zoran Zaev sot priti ish-kryeministrin e Greqisë Alexis Tsipras.

Zaev dhe Tsipras, në takimin e ndjekur nga zv. Kryeministri për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov, ranë dakord që tre vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës më 17 qershor 2018, çdo ditë vijnë përfitimet e zgjidhjes së mosmarrëveshjes tre-dekadëshe që vendosi miqësinë strategjike midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

“Mesazhet e dërguara globalisht nga Forumi i Prespës për Dialog konfirmojnë arritjen e Marrëveshjes së Prespës, e cila sot dhe nesër në Ohër dhe Prespë respektohet nga qindra mysafirë të rangut të lartë nga rajoni, Evropa dhe bota për të afirmuar vlerat që burojnë nga fryma e Marrëveshjes”, thanë bashkëbiseduesit.

Thelbi i Marrëveshjes së Prespës, thanë Zaev dhe Tsipras, me forcën dhe rëndësinë e saj e obligon BE-në të heqë pengesat për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky