Nga ana e nëpunësve policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar Tabanoc pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Veri, më 19/20 janar gjatë kontrollit në hyrje të shtetit të katër furgonëve për transport ndërkombëtar të udhëtarëve, edhe atë dy të llojit ”ford”, një ”mercedes” dhe një ”fiat”, prej të cilëve tri me targa të Strumicës dhe një me targa të Shkupit, të drejtuara nga T.V. (25), P.V. (50), Ç.T. (28) dhe M.P. (33), të gjithë nga Strumica, është konstatuar se automjetet kryejnë transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa posedimin e dokumentacionit përkatës.
Nga ana e nëpunësve policorë të Njësisë për Mbikqyrje Inspektuese në Trafikun Rrugor në kuadër të Inspektoratit Shetëror për Transport pranë Ministrisë për Transport dhe Lidhje po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rasteve.




