Shkup, 14 nëntor – A do ta lëshojë Lëvizjen Besa edhe një deputet tjetër për t’iu bashkuar shumicës parlamentare?! Burimet e TV21 tregojnë se kjo ka gjasa të ndodhë së shpejti, por të dy deputetët, Fadil Zendeli dhe Bastri Bajrami mohojnë.
“S’ka asnjë shans. Unë jam deputet opozitar i Lëvizjes Besa”, tha deputeti Fadil Zendeli për TV21.
“Unë respektoj vendimet e partisë që përfaqësoj. Aspak nuk është e vërtetë se unë mund të veproj jashtë qëndrimeve të Lëvizjes BESA”, theksoi deputeti Bastri Bajrami për TV21.




