Shkup, 30 dhjetor – Çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë do të shtrenjtohet për 9,48% duke filluar nga 1 janari. Gjithashtu, tarifa e lirë ditore do të hiqet tërësisht, informon Zhurnal.
Për këtë bëri të ditur sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski.
Bislimovski njoftoi gjtihashtu se tarifa e lirë gjatë natës nuk do të preket, gjegjësisht do të ngelet edhe më tej. Kjo sipas tij, nuk është vënë në pikëpyetje në asnjë moment.
“Rritja reale do të ishte shumë më e madhe, por arritëm të shkurtonim sa mundeshim harxhime, ndërsa Qeveria e mer obligim të ndihmojë kompanitë shtetërore në periudhën në vijim”, theksoi Bislimovski./Zhurnal.mk





 
					 
					 
	
