Agjencia Zhurnal.mk.

Zyrtare: Xhevdet Shabani prezantohet tek skuadra e re

Xhevdet Shabani karrierën e tij do ta vazhdojë te FC Malisheva.

Klubi ka njoftuar për nënshkrimin me ‘Rrapën’, i cili vjen pas gjysmë sezonit të kaluar te Prishtina, shkruan Gazeta Olle.

Paryshim se përvoja e madhe e tij pritet të jetë ndihmesë për synimet e Malishevës.


Njoftimi i plotë nga FC Malisheva: 

Transfer i ri

Xhevdet Shabani është një nga përforcimet e radhës në klub deri më tani. Shabani la FC Prishtinën për t’u bërë pjesë e klubit tonë për pjesën e mbetur të këtij edicioni garash. Në Superligën e Kosovës, për disa vite radhazi, Shabani ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur të kampionatit, dhe ardhja e tij në FC Malisheva do të jetë një përvojë e veçantë për klubin tonë.

Karrierën si futbollist Shabani e filloi me Lepencin e Ferizajin për të kaluar te FC Drita e më pas duke lënë kampionatin Kosovar ku u transferua te Teuta e Durrësit për sezonin 2014-2015. Pas një sezoni të mirë në Kampionatin shqiptar, Shabani nënshkroi me Feronikelin, top klubin e atëhershëm të Superligës. Luajti edhe për Besën dhe së fundmi ishte pjesë e FC Prishtinës.

Një përvojë impresive si në kampionatin kosovar e atë shqipëtar e po ashtu edhe në garat evropiane.

Superliga e Kosovës
Kategoria Superiore
Champions League
UECL Qualifiers
Superkupa e Kosovës

Të lumtur që Shabani është tashmë pjesë e klubit tonë, ne i dëshirojmë mirëseardhje dhe i urojmë fat të mirë dhe suksese, si me klubin po ashtu edhe në sferën personale.


/Gazeta Olle/

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky