Agjencia Zhurnal.mk.

Reagon PD: Vendimi i KQZ ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës është shkelje e ligjit të dekriminalizimit

Partia Demokratike reagoi ashpër pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos i hequr mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Belind Këlliçi tha në një dalje për mediat se në këtë mënyrë po tentohet goditja e ligjit të dekriminalizimit. Ai paralajmëroi ankimimin e vendimit të KQZ-së.

“Vendim i Ilirjan Celibashit për të mbajtur në kundërshtim me ligjin një person të dënuar në krye të Bashkisë së Mallakastrës, është tregues i një vullneti të mbrapshtë politik për të goditur ligjin më të rëndësishëm të Republikës tonë, atë të Dekriminalizimit. Një ligj që erdhi në jetë nga beteja e Partisë Demokratike për t’u dhënë qytetarëve shqiptarë institucione të pastra nga kriminelët dhe për ta shkëputur politikën me krimin.Partia Demokratike dënon me forcë shkeljen e ligjit të Dekriminalizimit dhe do ta ankimojë këtë vendim.”

Këlliçi kujtoi edhe rastet e Dashamir Tahirit, Aqif Rakipit dhe Gledion Rahovicës, kur sipas tij, KQZ ua hoqi mandatet, ndonëse emrat e mësipërm deklaronin se nuk kishin dijeni për dënimet.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky