Agjencia Zhurnal.mk.

Përdoruesit e medieve sociale në Izrael tallen me emrin e ri të korporatës së Facebook – ja çfarë do të thotë “Meta” në gjuhën hebraike

Përdoruesit e medieve sociale në Izrael po tallen me ndryshimin e emrit të kompanisë së Facebook në Meta, pasi tingëllon e ngjashme me fjalën e hebraike për “i vdekur”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shumë përdorues të Twitter u tallën me emrin e ri të kompanisë, që u bë i ditur nga themeluesi Mark Zuckerberg gjatë kësaj jave, duke përdorur hashtag #FacebookDead. “Dikush nuk e bëri kërkimin e tyre për brendin”, thuhej në një postim.

Nirit Weiss-Blatt, autor i The Techlash dhe Tech Crisis Communication, shkroi në Twitter se fjala ‘Meta’ në hebraisht do të thotë “i vdekur”, derisa thotë se “komuniteti hebre do të tallet me këtë emër për vitet në vijim”.

“Gabim i rëndë?? Emri i ri i Facebook, Meta do të thotë i vdekur në hebraisht. Shumë qesharake”, shkroi një tjetër përdorues në Twitter.

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky