Agjencia Zhurnal.mk.

Takim i Shaqirit me përfaqësues të Institutit të Pedagogjisë

Shkup, 6 prill – Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri sot pati takim me delegacionin e Institutit të Pedagogjisë pranë Fakultetit Filozofik në Shkup, për të cilin tha se jep kontribut të madh në zhvillimin dhe mbështetjen e modernizimit të sistemit edukativo-arsimor në vendin tonë.

Siç informoi MASH-i , në takim është biseduar për politikat e ardhshme për mbështetjen dhe zhvillimin e arsimit të lartë dhe veprimtarisë shkencore. Ministri Shaqiri u njoftua si dhe u ftua të marrë pjesë në Konferencën e ardhshme shkencore ndërkombëtare që do të mbahet me rastin e Jubileut të madh -75 vjetorit të themelimit të Institutit të Pedagogjisë, nga data 16 – 18 maj në Ohër.

“Drejtuesi i Institutit të Pedagogjisë, i cili gjithashtu është kryetar i këshillit organizativ të Konferencës, prof. dr. Elizabeta Tomevska – Ilievska, tha se qëllimi i konferencës është afirmimi dhe promovimi i veprimtarisë së Institutit të Pedagogjisë, si dhe krijimi i mundësive për bashkëpunim me profesorë universitarë, ekspertë të arsimit, edukatorë, praktikantë dhe studentë nga vende të ndryshme” informon Ministria e Arsimit dhe Shkencës./Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky