Agjencia Zhurnal.mk.

Hapet procedurë për rikonstruimin e fasadës së Qeverisë në suaza të projektit “Shkupi 2014”

Shkup, 6 prill – Pas një procedure parahetuese gjithëpërfshirëse, sot prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e Krimit të Organizuar  dhe Korrupsionit  solli urdhër për  zbatimin e procedurës hetuese kundër katër personave,  të cilët e kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimet e tyre gjatë realizimit të marrëveshjes  për kryerjen e  punëve ndërtimore  për rikonstruimin e fasadës  së objektit të Qeverisë, informojnë nga Prokuroria Publike dhe shtojnë se  lënda është pjesë e procedurës për Projektin “Shkupi 2014”.

Gjatë ditës me urdhër të gjykatës së procedurës paraprake dhe me propozim të prokurorit, janë kryer bastisje  në disa lokacione,  të cilat ende janë në vijim.

Sipas veprimeve të përshkruara në urdhër, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari i parë – menaxher i një shoqërie ndërtimi, tregtie dhe shërbimesh ka kryer veprën “keqpërdorim i procedurës së thirrjes publike, dhënie e kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publiko-privat” dhe vepër penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizim dhe nxitje për të kryer të njëjtën vepër”, ndërsa tre personat e tjerë – i dyshuari i dytë si drejtues zyrtar i organit të administratës shtetërore dhe i dyshuari i tretë dhe i katërt – si drejtues përgjegjës të Kompanisë për inxhinieri, projektim dhe konsulencë dhe kryeinxhinier mbikëqyrës për realizimin e marrëveshjes, kanë kryer  vepër penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

“I dyshuari i parë me vetëdije ka shkelur rregulloren për procedurën e dhënies së kontratës së prokurimit publik për punë ndërtimore dhe ndërtimtari-zejtare për rikonstruimin e fasadës dhe ndriçimit të objektit të Qeverisë dhe ka anashkaluar procedurën e prokurimit publik duke paraqitur si dëshmi se ajo plotëson kushtin minimal  për përcaktimin e gjendjes ekonomike dhe financiare, tri kontrata për kryerje të përbashkët me tre persona juridikë që nuk i ka punësuar më vonë, si dhe dy kontrata nënkontraktore me persona juridikë të cilëve synonte t’u dorëzonte një pjesë të kontratës së prokurimit publik”, thonë nga  Prokuroria Publike.

Prej atje shtojnë se i akuzuari i parë edhe pse ka qenë i obliguar, në pajtim me Ligjin për Prokurim Publik, nuk ka listuar dhe nuk ka dorëzuar të dhëna për nënkontraktorët e tjerë që më vonë i ka angazhuar.

Prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do t’i dorëzojë parashtresat përkatëse gjyqtarit të procedurës paraprake për të siguruar praninë e të dyshuarve, si dhe do të dorëzojë propozim për marrjen e vendimit për pezullim të përkohshëm të transaksioneve financiare me propozim për  konfiskimin e përkohshëm të pasurisë, si dhe kërkesën për marrjen e masës së përkohshme që ndalon tjetërsimin dhe disponimin e pasurisë së patundshme

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky