Më pak fruta e perime të prodhuara në vend përkthehet kosto e shtuar për qytetarët. Tregtarët thonë se në krahasim me vitin e kaluar cmimet janë shumë të shtrenjta e në shumë raste detyrohen ti shesin më lirë se i kanë blerë që mos ju prishet malli dhe të mos kenë humbje të madhe.
Jemi në mes të qershorit, por një kilogram qershi ende kushton nga 200-deri në 350 lekë.
Shalqini shitet deri 150 kg.
Qepa djeg kuletën me 120 lekë kg, specat 150 lekë kilogrami dhe domatet me 90 lekë.
Çmimet mbeten të larta në krahasim me një vit më parë e për pasojë tregtarët thonë se shitjet janë të ulta.
“1 kg patate nga 100 lekë, ti kishin rrogat nga 1000 euro në muaj, jo nga 400 euro. Shitje ka shumë pak, shumë dobët se skanë lekë njerzit,” tha ajo.
Tregtarët thonë se kjo situatë e çmimeve të larta lidhet me mungesën e prodhimit edhe për shkak të kushteteve atmosferike që karakterizuan pranverën.
“Shumica e çon, fshatari e vuan. Nuk ka shumicë këtë vit, vjet ka pasur shumicë pak më lirë, sivjet ska fare. Vjet kanë qënë më lirë, 60-70 sivjet 100 lekë. Ska shitje fare, i marrin dhe u prishen. Se nxjerr lekun e vet ai që e shet. E ka marrë me 300 lekë dhe e shet me 230 lekë,” tha ajo.
Edhe Instituti i Statistikave në raportin e tij më të fundit tregon se krahasuar me muajin maj 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 10%.




