Agjencia Zhurnal.mk.

Gjigantët teknologjik nënshkruajnë marrëveshje për të luftuar ndërhyrjen zgjedhore të Inteligjencës Artificiale

Një grup prej 20 kompanish teknologjike kanë njoftuar se kanë rënë dakord të punojnë së bashku për parandalimin e përmbajtjeve mashtruese të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale (Al) të cilat po ndërhyjnë në zgjedhjet e mbarë globit.

Marrëveshja teknologjike e cila u njoftua në Konferencën e Sigurisë së Munihut u nënshkrua nga kompani si OpenAl, Microsoft, Adobe, dhe Meta me platformat e saj.

Ky dakordim përfshin angazhime për të bashkëpunuar në zhvillimin e mjeteve për zbulimin e imazheve mashtruese, videove, audiove, dhe fushatave ndërgjegjësuese me përmbajtje të rreme.

Megjithatë, nuk është specifikuar një afat kohor për përmbushjen e angazhimeve apo se si kompanitë do t’i zbatojnë ato, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Unë mendoj se dobia e kësaj (marrëveshjeje) është numri i madh i kompanive që e nënshkruajnë atë”, tha Nick Clegg, president i çështjeve globale në Meta Platforms.

Ndryshe, Al po përdoret edhe për të bindur njerëzit të mos votojnë. Në janar, një thirrje robotike me audio të rreme të presidentit amerikan Joe Biden qarkulloi duke u kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Por, pavarësisht popullaritetit të Al, kompanitë teknologjike do të përqendrohen në parandalimin e efekteve të dëmshme të saj. 

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky