Agjencia Zhurnal.mk.

Apple ndalon përdorimin e ChatGPT për punonjësit

Apple ka kufizuar përdorimin e ChatGPT dhe mjeteve të tjera të inteligjencës artificiale për punonjësit e saj ndërsa Apple zhvillon teknologji të ngjashme raportoi the Wall Street Journal.

Kompania është e shqetësuar se të dhëna konfidenciale mund të rrjedhin jashtë kompanisë nga punonjësit të cilët përdorin programet AI dhe ka këshilluar punonjësit të mos përdorin GitHub Copilot të Microsoft përdorur për automatizimin e shkrimit të kodit.

Muajin e kaluar, OpenAI, krijuesi i ChatGPT, tha se ka prezantuar një “incognito mode” për ChatGPT që nuk ruan historikun e bisedave të përdoruesve e as përdor ato për të përmirësuar mjetin e inteligjencës artificiale.

Kritikat janë shtuar së fundi ndaj ChatGPT dhe robotëve të tjerë të komunikimit me inteligjencë artificiale të cilët menaxhojnë të dhënat e miliona përdoruesve që zakonisht përdoren për të trajnuar inteligjencën artificiale.

Ditën e Djeshme OpenAI prezantoi një aplikacion ChatGPT për iOS në Shtetet e Bashkuara.

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky