Një maroken është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi tentoi që të kalonte në Port me dokumenta të falsifikuara. 37-vjeçari, me inicialet M.S, u arrestua në flagrancë ditën e sotme nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.
NJOFTIMI:
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin maroken M. S., 37 vjeç, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.





 
					 
					 
	
