Agjencia Zhurnal.mk.

Banesa përfshihet nga flakët, 82-vjeçarin e zë trau dhe gjen vdekjen

Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë natës në Bubullimë të Lushnjës. Si pasojë e flakëve ka humbur jetën një 82-vjeçar i quajtur Koli Koçi.

Shtëpia e tij është shkrumbuar totalisht ndërsa komshinjtë e çiftit të moshuar tregojnë se zjarri ka rënë rreth orës 2 e 30 të mëngjesit të sotëm.

Njëri prej tyre, Artur Derka tregon si luftuan me flakët për të nxjerrë gruan e 82-vjeçarit ndërsa të moshuarin e kishte zënë trau i shtëpisë.

Shefi i zjarrfikësve Lushnjë, Xhezmi Metushi shprehet se kur kanë mbërritur e gjithë ndërtesa ishte në flakën dhe çatia kishte rënë dhe bënë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës sipas Metushit, shkak mendohet të ketë qenë soba e druve me të cilin ngriheshin të moshuarit.

Çifti i të moshuarve jetonte i vetëm pasi nuk kishin fëmijë. Gjendja e tyre ekonomike ishte e rënduar dhe banesa ku jetonin ishte me baltë e kallama.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky