Agjencia Zhurnal.mk.

Bekteshi: Ulje e faturave të energjisë elektrike për kategoritë të cilët nuk janë përfitues të ndihmës

Shkup, 30 dhjetor – Kategoritë më të rrezikuara të personave me të ardhura të ulëta, të cilët nuk janë përfitues të ndihmës së garantuar me ligj, do të marrin ndihmë financiare, përkatësisht ulje të faturës mujore për energjinë e konsumuar prej 600 denarë ose 800 denarë në muaj, në varësi të madhësisë së amvisërive. Kështu parashikon programi i qeverisë për konsumatorët e rrezikuar të energjisë për vitin 2022, i miratuar në seancën e sotme të Qeverisë, informoi sot në konferencë për shtyp ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Për programin janë parashikuar 60 milionë denarë ose rreth një milion euro dhe sipas vlerësimeve duhet të përfshihen rreth 7500 amvisëri për një periudhë 12 mujore.

Ndihma financiare do t’u jepet individëve nëse të ardhurat e tyre të rregullta mujore nuk i kalojnë të ardhurat neto, për familje të vetme deri në pagën minimale, për amvisëri me dy anëtarë deri në 18.000 denarë, për amvisëri deri në tre anëtarë deri në 21.000 denarë , për amvisëri me katër anëtarë deri në 25.000 denarë dhe për amvisëri me pesë anëtarë ose më shumë deri në 30.000 denarë.

“Personat me të ardhura të ulëta për individ të vetëm, amvisëri me dy anëtarë dhe për amvisëri deri në tre anëtarë fitohen me uljen e faturës mujore për energjinë e konsumuar në vlerë prej 600 denarë në muaj, ndërsa personat me të ardhura të ulëta për amvisëritë me katër anëtarë dhe për amvisëritë me pesë anëtarë ose më shumë anëtarë fitojnë të drejtën e zvogëlimit të faturës mujore për energjinë e konsumuar në shumë prej 800 denarë në muaj, duke llogaritur nga dita e paraqitjes së kërkesës, sqaroi ministri Bekteshi.

Nga dhjetë për qind e mjeteve të përgjithshme do të ndahen për kategorinë e parë, të dytë dhe të tretë, 50 për qind për kategorinë e katërt dhe 20 për qind për kategorinë e pestë.

“Për realizimin e programit, Ministria e Ekonomisë do të shpallë shpallje publike muajin e ardhshëm ose në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa dhënia e mbështetjes financiare, e cila do të bëhet sipas parimit të të ardhurave më të ulëta familjare në vitin 2021 në secilen prej kategorive, deri në shterim të mjeteve të parashikuara”, tha Bekteshi.

Të dhënat nga vendimet, Ministria e Ekonomisë, në formë elektronike do t’i dorëzojë deri te furnizuesi universal i energjisë elektrike në baza mujore për të gjithë përfituesit e mbështetjes financiare dhe në bazë të këtyre të dhënave, furnizuesi universal do të dorëzojë faturat e energjisë elektrike me shumën e reduktuar të përcaktuar në vendimet e secilit përdorues.

Lidhur me gjendjen në tregun e energjisë elektrike, Bekteshi informoi se për momentin janë parashikuar sasi të mjaftueshme të qymyrit për punën e TEC Oslomej, si dhe që TEC Manastir të punojë me të dy blloqet.

“Për muajin janar është planifikuar të vihet në përdorim blloku i tretë në TEC Manastir, domethënë nga 10 janari 2022. Në të njëjtën kohë, blloku i dytë në TEC Negotinë ose kaldaja e dytë është planifikuar të fillojë më 15 janar 2022. Kështu, sipas bilancit të fundit të SHA ESM, të gjitha sasitë e energjisë elektrike të nevojshme për furnizuesin universal do të sigurohen plotësisht nga prodhimi vendas, pra pa asnjë import në muajin janar, tha Bekteshi, duke shprehur besimin se nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut.

Lidhur me çmimin e energjisë elektrike të shpallur sot nga KRRE, Bekteshi theksoi se grupi i masave të ndërmarra nga Qeveria për t’u ballafaquar me sfidat e shkaktuara nga ndërprerjet në tregjet e energjisë elektrike kontribuojnë në sigurimin e kushteve për furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike dhe çmimin e energjisë elektrike të furnizuesit universal të EVN houm për amvisëri dhe konsumatorë të vegjël të rritet jo më shumë se 10 për qind, përkatësisht 9,48 për qind në përputhje me vendimin e KRRE-së.

I pyetur se pse kjo masë është kaq kufizuese, Bekteshi tha se kjo është një masë vetëm për familjet me të ardhura të ulëta, ndërsa Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tashmë po zbaton një masë me të cilën 36 mijë amvisëri dhe nëntë mijë pensionistë me të ardhura të ulëta tashmë 12 muaj marrin nga një mijë denarë. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky