Agjencia Zhurnal.mk.

Botohet, “Jusufi e Zelihaja në letërsinë shqipe”

“Jusufi e Zelihaja në letërsinë shqipe”, nga autori Adnan Ismaili, profesor i filologjisë orientale në Universitetin e Tetovës, është një studim i thelluar dhe shterues i kësaj teme në letërsinë shqipe, që përfshin poemat e Muhamed Kyçykut, Hafiz Ali Korçës, dhe një poezi të Çajupit.

Vepra merr në shqyrtim poemat e këtyre autorëve, të krijuara mbi historinë kur’anore të kaptinës “Jusuf”, e cilësuar si “më e bukura e ngjarjeve”.

Studimet si ky synojnë kategorizimin e saktë të vendit të kësaj pasurie letrare në kuadër të letërsisë së përgjithshme shqipe, për çka dhe kjo vepër merr vlerë të veçantë.

Libri është punim i magjistraturës, që autori e ka mbrojtur në Universitetin e Prishtinës.

“Jusufi e Zelihaja në letërsinë shqipe” sapo ka dalë nga shtypi së bashku me disa botime të tjera të Fondacionit ALSAR.

Related posts

RAMON

D V

Poezia më e vjetër e dashurisë

D V

VARGJE

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky