Agjencia Zhurnal.mk.

Celibashi njohu Bashën si kryetar i PD, reagime të ashpra nga grupi i Berishës

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së ka reaguar në lidhje me refuzimin e përfaqësuesit të tyre në KQZ.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Komisioni i Rithemelimit akuzon kryeministrin Edi Rama se është kundër pluralizmit politik dhe është një me Lulzim Bashën. Sipas këtij komisioni, Celibashi një ditë më parë shkeli rëndë kushtetutën dhe ligjet e vendit.

“Edi Rama dhe Lulzim Brava janë një! Dje, Celibashi i narkopartisë me urdhër të kreut të meduzës Edvin Rama refuzoi përfaqësuesin legjitim të PD në KQZ dhe pranoi përfaqësuesin e Peng Bashës duke shkelur kështu rëndë kushtetutën dhe ligjet e vendit. Me këtë akt antiligjor antikushtetues Edi Rama thellon më tej qëndrimin e tij monist dhe kundër pluralizmit politik. Duke pranuar përfaqësuesin e Peng Bravës në KQZ Edvin Kristaq Koleka dëshmon urrejtjen atërore ndaj pluralizmit të vërtetë politik”.

Komisioni i Rithemelimit ka paralajmëruar Ramën se e pret fundi i një diktatori të urryer të kombit, së bashku me Bashën.

“Me këtë rast paralajmërojmë Edvin Ramën se për këtë akt të ri armiqësor ndaj PD, pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri e pret se bashku me Peng Bravën e tij fundi i një diktatori të urryer të kombit shqiptar dhe  se me asnjë manovër antidemokratike nuk do mund të pengojë fitoren më 6 mars të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj”./A2 CNN

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky