Për vite me radhë ishte paralajmëruar diçka e tillë dhe kjo dihej se ishte çështje kohe – dhe tani, e pashmangshmja ka ndodhur.
Bëhet fjalë për një teknologji të re, sipas të cilës, një pushkë snajperi është e vendosur në shpinë të një qeni robot katërkëmbësh, përcjell Telegrafi.
Një imazh i shpërndarë në Twitter nga prodhuesi i robotëve ushtarakë Ghost Robotics tregon se për çfarë më saktësisht bëhet fjalë.
“Furnizimi i ekipeve tona [të operacioneve speciale] të armatosura me risinë më të fundit vdekjeprurëse”, thuhet në një përshkrim.
Dhe siç vlerësohet, është një makth “i ardhur në jetë”, një makinë vdekjeje e krijuar për të vrarë me saktësi në fushën e betejës.
I quajtur SPUR, ai bëri debutimin e tij në një panair vjetor të Shoqatës së Ushtrisë Amerikane në Uashington, DC.
Sidoqoftë, ka shumë gjëra që ne nuk dimë për makinën.
Ne nuk e dimë se çfarë niveli të autonomisë ka roboti ose nëse është projektuar të operohet plotësisht nga distanca.
Por, siç vë në pah DailyMail, ai është i aftë për të goditur saktësisht objektivat nga 1200 metra largësi.
Megjithatë, “është një zhvillim i ri shqetësues. Çdo robot i ri i ndërtuar me qëllim për të vrarë duhet të na shqetësojë”, është njëri nga komentet rreth tij.




