Agjencia Zhurnal.mk.

Fitorja e PS-së, Rama e nis nga Shkodra sot turin e falenderimeve

Kryeministri Edi Rama pritet të nis sot një tur falenderimi në të gjitha bashkitë ku PS fitoi më 14 maj. Ashtu sic e kishte paralajmëruar, ky tur do të nis nga Shkodra, ku PS do ta drejtojë për herë të parë këtë bashki.

Një fitore historike e kanë cilësuar të majtën, atë në Shkodër ku Benet Beci mori një numër të konsiderueshëm votash në krahasim me rivalin e tij Bardh Spahia të “Bashkë Fitojmë”.

Rama pritet të jetë sot mbasdite në kryqendrën e veriut për të vijuar me turin e tij në bashkitë e tjera.

Rikujtojmë se PS fitoi në 53 bashki në zgjedhjet e 14 majit, “Bashkë Fitojmë” në 7 dhe Mega në 1.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky