Agjencia Zhurnal.mk.

Kolla e keqe, 46 raste të reja për një javë

Shkup, 19 prill – Instituti i Shëndetit Publik njofton se nga data 12 deri më 18 prill në vend janë regjistruar 46 raste të reja me kollën e keqe, me rritje prej 4,5 për qind krahasuar me javën e kaluar.

Shumica e rasteve janë regjistruar si pjesë e epidemisë në Shkup – 37, ndërsa në Manastir – tre, Kumanovë – dy dhe nga një në Tetovë, Kriva Pallankë, Prilep dhe Strumicë. Mosha e pacientëve varion nga një muaj deri në 73 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha 10 deri në 14 vjeç.

Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, 31 persona janë të pa vaksinuar, të pavaksinuar ose me status të panjohur vaksinimi, 13 janë të vaksinuar plotësisht dhe dy janë të vaksinuar sipas moshës. Nga 46 rastet e reja, nëntë raste janë shtruar në spital. Deri më 18 prill, në vend janë regjistruar gjithsej 489 raste me kolln e keqe.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky