Strugë, 8 mars – Me 2,3 milion denarë, mjete nga Ministria e Kulturës do të modernizohet ekspozita ekzistuese e shkencave natyrore në muzeun “Dr. Nikolla Nezlobinski”, i cili është nëri nga më të vjetrit në Evropën Juglindore.
Ministria e Kulturës njoftoi se për Muzeun e Strugës janë siguruar mjete edhe për fazën e tretë të rindërtimit të depos së muzeut, si dhe për prezantimin e mozaikëve të hershëm kristian nga bazilika në fshatin Oktisi nga shekulli V në ndërtesën e sapondërtuar – Konaci.
Temë e vizitës së sotme në institucionet nacionale në Strugë, të ministres së Kulturës Bisera Kostadinovska – Stojçevska, sipas kumtesës, ishin aktivitetet në vijim dhe projektet e parashikuara, por edhe problemet me të cilat përballen gjatë punës së tyre.
Për edicionin e 61-të të njërës nga festivalet më të vjetra dhe më të rëndësishme poetike në botë, këtë vit janë ndarë dhjetë milion denarë, ndërsa në Ditën botërore të poezisë do të shpallet edhe fituesi i MSP-së për vitin 2022, si dhe fituesi i çmimit “Urat e Strugës”.