Agjencia Zhurnal.mk.

Në Amerikë ka të tillë që janë “të shqetësuar, nëse do të duhet jetuar në një botë pa TikTok”

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së ka miratuar me shumicë dërrmuese projektligjin i cili i jep TikTok-ut rreth gjashtë muaj kohë për t’u ndarë nga kompania mëmë, ByteDance, ose do të ndalohet në SHBA.

Ky hap thuhet të jetë “kërcënimi” më i madh për aplikacionin dhe krijuesit e përmbajtjes që arrijnë audiencë të gjerë dhe shpesh mbijetojnë nga të ardhurat nga aplikacioni.

Kështu po e konsideron edhe mësuesja “Ms. James” e cila ka hapur një llogari në TikTok me emrin iamthatenglishteacher për publikimin e ligjëratave për studentët e saj, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

“Brenda gjashtë muajve kam mbledhur një milion e gjysmë ndjekës”, tha James.

Tani ajo numëron 5.8 milionë të tillë, por sipas saj përmbajtja edukative që ajo dhe shumë të tjerë e publikojnë po përballet me kërcënim.

“Kur flisni për ndalimin, po flisni për largimin e videove edukative me cilësi të lartë nga njerëzit që i kanë përdorur ato për të përmirësuar arsimimin e tyre”, shtoi James.

Ndërsa mësimet e saj në TikTok përdoren nga studentë që variojnë nga shkolla fillore e deri në universitet, bëhet e ditur se shumica e ndjekësve të saj janë studentë të gjuhës angleze.

Megjithatë, me James nuk pajtohet profesoresha e Universitetit të Kalifornisë Jugore, Karen North, e cila ka paralajmëruar se të dhënat e saj personale janë në rrezik.

North është shprehur se përdorimi i të dhënave personale si fytyra dhe gjurmimi i vendndodhjes nga kompania kineze, tejkalojnë përfitimet tërheqëse të aplikacionit.

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky