Agjencia Zhurnal.mk.

Në nëntor lansohet “Red Notice” – filmi me ‘The Rock’, Gal Gadot e Ryan Reynolds

Është publikuar data zyrtare e premierës së filmit aksion të Netflix, “Red Notice”. Filmi me regji të Rawson Marshall Thurber do të vijë më 12 nëntor.

Lajmin e ka bërë të ditur Dwayne Johnson, i cili luan një prej roleve kryesore në film, së bashku me Gal Gadot dhe Ryan Reynolds.

Në film, jepet ‘urdhri i kuq’ (“Red Notice”) që është paralajmërim global për kapjen e të arratisurve më të kërkuar në botë.

Johnson luan rolin e agjentit të FBI-së, derisa Gal Gadot dhe Ryan Reynolds, janë ndër të arratisurit për vjedhje.

“Tashmë jeni njoftuar zyrtarisht. Ky është filmi më i madh ndonjëherë i Netflix!”, ka shkruar ‘The Rock’ në njoftimin e tij. 

Related posts

RAMON

D V

Poezia më e vjetër e dashurisë

D V

VARGJE

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky