Agjencia Zhurnal.mk.

“Negociator amerikan në zyrën time”, SHBA i përgjigjet Berishës: Non gratat nuk negociohen

Ambasada amerikane ka reaguar sot lidhur me deklaratat e djeshme të Berishës se një person në emër të ambasadores I ka shkuar në zyrë për të negociuar lidhur me zgjedhjet në PD. Shtetet e Bashkuara të Amerikës sqarojnë se vendimet e shpalljes “non grata” për korrupsion madhor nuk mund të negociohen dhe rrjedhimisht nuk mund të ndryshohen.

E pyetur nga News 24, ambasada amerikane dha këtë përgjigje:

“Pozicioni i SHBA në lidhjet me shpalljet “non grata” për korrupsion madhor mbetet i qartë dhe nuk mund të negociohet”, sqaron ambasada. Një ditë më parë Berisha tha se një person I ardhur nga Ambasada I kërkoi që të hiqte dorë provizorisht nga gara për kryetarin e PD-së, ndërsa i kishte garantuar edhe largimin e Bashës.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky