Agjencia Zhurnal.mk.

Ogerta Manastirliu: Nga java e ardhshme njësi të lëvizshme vaksinimi

Nga java e ardhshme njësi të lëvizshme vaksinimi do të ndalojnë në çdo shtëpi të moshuarish apo personash me aftësi të kufizuar që dëshirojnë të marrin injeksionin anti Covid, por nuk mund të shkojnë në qendrat shëndetësore.

“Ftohen të gjithë qytetarët që nuk janë vaksinuar që të paraqiten pranë qendrave Shëndetësore ose të njoftojnë përmes mjekut të tyre të familjes. Ndërkohë janë duke u përgatitur njësitë e lëvizshme të vaksinimit”,ka thënë Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e bëri të ditur nga Lushnja ku tha gjithashtu se gjatë verës fushata e vaksinimit do të intensifikohet me qëllim që vjeshta të gjejë sa më shumë persona të imunizuar.

“Jemi tashmë në grupmoshën + 50 vjeç dhe do të vijojmë me ditët e hapura të vaksinimit në korrik dhe në gusht që të mundësojmë që gjatë vjeshtës të kemi sa më shumë qytetarë të vaksinuar”, është shprehur ndër të tjera ajo.

Aktualisht rreth 407 mijë persona i kanë marrë të dy dozat anti Covid ndërsa numri total i vaksinave të kryera ka shkuar në rreth 974 mijë.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky