Agjencia Zhurnal.mk.

Pas rikthimit në duart e shtetit të koncesionit famëkeq të “kolaudimit”, Rama publikon foto nga punimet në Qendrën e Kontrollit Teknik numër 2

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Qendra e Kontrollit Teknik të automjeteve. Rama shkruan se pas rikthimit në duart e shtetit të koncesionit të “kolaudimit” që sipas tij thithi shumë para nga xhepi i qytetarëve, nuk duhet bërë hap pas.

Kryeministri thekson se po punohet për një përmirësim rrënjësor, për rritjen e sigurisë në proceset teknik.

Postimi i Edi Rama:

Vijon puna për rindërtimin e qendrave të kontrollit teknik të automjeteve, pas rikthimit në duart e shtetit të koncesionit famëkeq të “kolaudimit”, i cili thithi shumë para nga xhepi i qytetarëve po as shërbime, as investime, as gjë prej gjëje nuk u ktheu mbrapsht. Kjo është Qendra e Kontrollit Teknik, Tirana 2 (NSHRAK), ku punohet për përmirësimin rrënjësor të kushteve të shërbimit për qytetarët dhe të punës për personelin, rritjen e sigurisë në proceset teknike, modernizimin e sistemit të kolaudimit të automjeteve. Pa rritur tarifa, përkundrazi duke i përgjysmuar ato.

https://www.facebook.com/photo?fbid=521778295984503&set=pcb.521779145984418

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky