Agjencia Zhurnal.mk.

Pasi ra Facebook dhe Instagram, përdoruesit nuk mund të aksesojnë llogaritë e tyre

Facebook dhe Instagram kanë reshtur së funksionuari pasditen e së martës. Përdoruesit raportojnë probleme me aksesin në llogaritë e tyre.

Deri më tani, përdoruesit që kanë qenë të loguar janë nxjerrë nga llogaritë e tyre, ndërsa të tjerë që kanë tentuar të logohen në llogaritë e tyre, e kanë pasur të pamundur. Kjo sa i përket Facebook-ut, ndërsa Instagrami, thjesht ka reshtur së funksionuari.

Deri më tani, vetëm WhatsApp, i cili po ashtu është në pronësi të kopmpanisë Meta, vijon të funksionojë normalisht. Nuk ka pasur ende një reagim zyrtar nga kompania se cili është problemi që ka shkaktuar “black out-in” në platformat e saj.

Siç ndodh kryesisht në këto raste, përdoruesit e platformave të Meta, po komentojnë rreth problemeve në “X’, e Elon Musk.

Probleme janë raportuar edhe me Messenger-in. Ndërsa, në momentin që hap Instagramin, në ekran shfaqet “An error occurred and the page could not be loaded.”

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky