Agjencia Zhurnal.mk.

Real Madrid identifikon një tjetër talent të madh të brezit të ti – ai ka idhull legjendën Sergio Ramos

Real Madridi e konsideron Leny Yoro një talent të gjeneratës së tij dhe dëshiron të nënshkruajë me mbrojtësin e ri nga Lille në afatin kalimtar të verës. 

Yoro pritet të përpiqet të detyrojë një largim këtë verë edhe pse Lille i ka ofruar vazhdimisht adoleshentit një kontratë të re, por ai i ka refuzuar në çdo moment.

Me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në vitin 2025, klubi francez po përgatitet për realitetin e detyrimit për të shitur Yoron në afatin e ardhshëm kalimtar.

Është interesante se 18-vjeçari francez është një fans i madh i legjendës së Real Madridit, Sergio Ramos, pasi këtë e ka konfirmuar në të kaluarën.

“Qendërmbrojtësit më të mirë që kam parë në Ligue 1? Numri 1 është Sergio Ramos”.

“Një mbrojtës i jashtëzakonshëm që frymëzoi shumë lojtarë të rinj si unë kur isha i vogël”, ka thën Yoro.

Vlen të theksohet se Real Madridi ka ‘goditur’ deri tani me talentë si Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Jude Bellingham, Arda Guler dhe Endrick së fundmi.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky