Agjencia Zhurnal.mk.

Rritja e çmimeve, Meta: Mbi 900,000 shqiptar jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje sot qeverisë që të mbështesë familjet dhe qytetarët me të ardhura të ulëta që nuk përballojnë dot rritjen e menjëhershme të çmimeve në vend.

Sipas një njoftimi në rrjetet sociale, Meta ka thënë se 930,457 qytetarë në Shqipëri sot jetojnë me të ardhura nën 5.5 dollarë në ditë.

Presidenti ka shtuar se mes tyre ka familje me ndihmë ekonomike, qytetarë me pension familjar mujor, pensionistë invalidë, pensionistë në zona rurale dhe të papunë.

“Në kushtet kur çmimet e mallrave ushqimore po rriten abuzivisht me të paktën 10% dhe çmimi i karburanteve me rreth 30%, si do të jetojnë dhe do ta përballojnë koston e lartë të produkteve bazike 930,457 qytetarë me të ardhura nën 5.5 dollarë në ditë?! Koha për t’i mbështetur pa vonesë këto familje dhe këta qytetarë!”, ka thënë Meta. 

Sot në Shqipëri jetojnë me të ardhura nën 5.5 USD/ditë, rreth 930,457 qytetarë. 📌 Prej tyre, janë 64,710 familje në…

Posted by Ilir Meta on Thursday, March 10, 2022

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky