Agjencia Zhurnal.mk.

Studentët e mjekësisë nuk ndalen deri në arritjen e objektivave, protestë në ditën që Clinton viziton Shqipërinë

TIRANE– Të martën që përkon me vizitën e ish-presidentit amerikan Bill Clinton, i cili do të jetë në Shqipëri me rastin 4 korrikut, ditën e Pavarësisë së SHBA-së, studentët e mjekësisë kanë paralajmëruar protesta.

Deri më tani studentët kanë zhvilluar dy protesta, ku kanë kundërshtuar kontratën detyruese që pas përfundimit të studimeve të ofrojnë shërbim shëndetësor në spitalet e vendit, atje ku nevojat janë më të mëdha. Por kjo është konsideruar diskriminuese nga ana e studentëve.

Ministrja Ogerta Manastirliu u prononcua pak ditë më parë për revoltën e studentëve të mjekësisë, sa i takon planit të qeverisë për punësimin 3-vjeçar të detyrueshëm. Manastirliu tha se janë ende në fazë shumë të gjerë konsultimi, dhe se nuk ka ende një vendim konkret.

“Ne kemi ndërmarrë një proces të gjerë konsultimesh, takimesh me studentët e mjekësisë, me rektorë dhe dekan për të krijuar bazën më të mirë të diskutimeve. Në momentin që qeveria do ketë një model për ta caktuar, do u’a përcjellim”, tha Manastirliu.

Studentët e mjekësisë kanë protestuar 2 herë para rektoratit dhe përballë Ministrisë së Arsimit, pasi nuk janë dakord me nismën e qeverisë për punësim 3-vjeçar të detyrueshëm. Ata kanë listuar edhe disa kërkesa. 

Kërkesat e studentëve

1. Dalje publike të një prej Ministrive apo e Rektoratit ku të deklarojë publikisht që ky draft nuk do të vazhdojë të hartohet dhe ndërprerjen imediate të propozimit, pasi bie ndesh me Të Drejtat dhe Liritë e personit për të zgjedhur lirisht pa asnjë detyrim profesionin, vendin e punës dhe kualifikimet e tij.

a. Të përmirësohen kushtet e sallave të seminareve dhe leksioneve dhe ndërtimin e sallave të reja me kapacitet mbajtës për të gjithë studentët e një paraleli.

b. Të vihen ne dispozicion ambiente të posaçme (Qendra e Simulimit) për kryerjen e praktikave (psh: intubim, vendosje e vigonave, praktikimi i ndihmës së parë etj) 

c. Ndërtimi i bibliotekave të aksesueshme në çdo orar të ditës nga studentët.

3. Rivlerësimi i të gjithë literaturës nga një komision i posaçëm dhe ngritja sa më parë e grupeve të punës për krijimin e literaturave të reja sipas standardeve evropiane.

4. Standardazimi i kryerjes së praktikave nëpër pavijone dhe vendosja e mjekëve specializante si mentorë për studentët për kryerjen sa më mirë të cikleve klinike.

5. Ringritjen sa më parë të strukturave të Qeverisë Studentore.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky