Agjencia Zhurnal.mk.

Tabaku: Gjykata Kushtetuese të marrë në shqyrtim padinë mbi Tatimin e Profesioneve të Lira

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kërkoi sot që Gjykata kushtetuese të marrë në shqyrtim padinë e grupit parlamentar të PD-së dhe palëve të interesuara mbi Tatimin e Profesioneve të Lira.

Tabaku bëri të ditur se “ndërkohë që jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin edhe vendimin ndaj padisë së dërguar mbi Tatimin e Profesioneve të Lira, Drejtoria e Tatimeve njofton këstet për tatimin tek profesionistët e lirë me një nxitim të pashpjegueshëm dhe të padrejtë”.

“Njoftimet e publikuara dhe që më janë nisur në masë nga profesionistët e lirë janë abuzuese. Siç e kam paralajmëruar i kërkohet profesionisteve të vetëdeklarojnë xhiron vjetore, të deklarojnë mënyrën e pagesës e detaje të tjera që cënojnë çdo parim normal të funksionimit të biznesit”, theksoi Tabaku.

Sipas saj, “nxitimi i Drejtorisë së Tatimeve është ajo e një qeverie që do të përfitojë nga rasti për t’u marrë djersën e ballit një shtrese që punon për të rritur të ardhurat sipas ligjit dhe që vë në funksion të shoqërisë dijen dhe eksperiencën e tyre”. “Çfarë është ky sistem ku puna penalizohet? ku sipërmarrja “gjobitet” e hajdutëria ngrihet në piedestal? A e mendoni një sipërmarrës ekonomist apo audities, një farmacist a një të ri ne fushën e teknologjisë së informacionit se çfarë modeli i ofrojmë? Mbitaksojmë padrejtësisht iniciativën e lirë e promovojmë me lehtësira fiskale dhe zero taksa korrupsionin në tendera e koncesione”, tha Tabaku.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky