Agjencia Zhurnal.mk.

Xiaomi Mi Mix 4 do të vijë me kamerë të padukshme nën ekran!

Xiaomi për vite me radhë ka punuar në kamera që vendosen nën ekran (ose nën panel – UPC), por ende nuk ka lëshuar një telefon me një kamerë të tillë. Mi 10 Ultra duhej të ishte i pari, por nuk ndodhi. E risia e kompanisë kineze nuk u zbulua as në modelin që pritej – Mi 11 Ultra.

Sidoqoftë, Xiaomi Mi Mix 4 tani duket i gatshëm të lansohet me një kamerë poshtë ekranit, dhe sipas Ice Universe, Xiaomi duket se ka gjetur një mënyrë për të fshehur me të vërtetë kamerën nën ekran, për ta bërë atë të padukshme dhe të pavërejtshme.

Kamera do të jetë plotësisht e padukshme me sy të lirë kur është në punë. Sidoqoftë, thashethemet e mëparshme kanë sugjeruar që ekrani do të jetë i kufizuar në rezolucionin 1080p + dhe paneli do të sigurohet nga Huaxing Optoelectronics.

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky