Ngjarja në Hamallaj, ku për një konflikt të rrugës u përdorën shkopa bejzbolli ndaj familjes kaçi si dhe u qëllua me pistoletë në ajër tashmë është në dyert e drejtësisë
Efektivi i Gardës së Republikës Martin Nikolli pas arrestimit në polici ka deklaruar se ka qënë pala tjeter e cila ka ardhur dhe dhe është përfshirë në konflikt. Në dëshminë e tij ai tregon për konfliktin që kanë për rrugën me Familjen Kaçi dhe debatet e herëpas hershme.
Në përgjigjet e tij ai ka argumentuar dhe momentin kur ka nxjerrë armën me të cilën shprehet se ka qëlluar veëm në ajër. Mësohet se ai është mbrojtur me degradimin e situatës dhe përdorimin e sendeve të forta. Në këtë mënyrë shkrepja e pistoletës ka shpërndarë palët.
Por ndryshme prej tij kanë dëshmuar familjarët e dhunuar të familjës Kaçi. Ata shprehen se shpesh janë ofenduar dhe sharrë prej fmiljes Nikolli.
Një nga antaret e familjës Kaçi ka deklaruar se fillimisht u dhuna babi i tyre 80 vjec dhe më pas ata vetë.
Tashmë Martin Nikolli i cili ka qëne pjesë e Gardës prej vitit 2006 u përjashtu me urdhër të Ministrit Tauland Balla .Po ashtu ai ndodhet në paraburgimin e qytetit të Durrësit në pritje për të dalë para gjykatës për Kanosje, plagosje e rëndë me dashje dhe prishje të qetësisë.