Agjencia Zhurnal.mk.

Zbulohet identiteti i kriminelit shqiptar i dënuar në burgun e Patrës

Informacione të reja kanë dalë në dritë për skeletin e gjetur gjysmë të zhvarrosur në rrugën Mourikiki në Tebë ditën e djeshme.

Sipas informacioneve të enikos.gr, i ndjeri mbante letërnjoftim policor të një krimineli shqiptar. Personi në fjalë ka qenë i burgosur vite më parë në burgun e Patrës për një çështje droge. Në vitin 2011 ai u lirua dhe nuk u kthye më.

Por për të përcaktuar nëse skeleti i njeriut i gjetur është me të vërtetë i tij, autoritetet do të marrin një mostër të ADN-së nga vëllai i tij dhe do ta krahasojnë atë me ADN-në e të vdekurit. Sipas deklaratës së vëllait, komunikimi i tyre i fundit ka qenë një muaj më parë dhe prej atëherë nuk kanë folur më.

Megjithatë, mjekët ligjorë nuk ka arritur ende në konkluzionin nëse vdekja e tij ka ardhur si pasojë e një vrasjeje apo për shkaqe patologjike, gjë që pritet të zbardhet pas analizave të specializuara.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky