Shkup, 5 qershor – Gjatë ditës së djeshme nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.
Gjatë këtij kontrolli, siç njofton MPB-ja janë sanksionuar 172 shoferë, prej të cilëve dhjetë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse një shofer me shpejtësi mbi 70 km nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 77 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banimit, kurse 95 jashtë vendeve të banimit.
“Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në kumtesën e MPB-së.




